U infektua me Covid-19, flet për herë të parë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

eb086dbe7807428d9cf7446a90f9cea3_L.jpg

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, ka reguar për herë të parë pasi rezultoi i infektuar me virusin Covid-19. Brataj thotë se kishte temperaturë të lartë 39,5 dy ditë më parë, ndërsa sot ka një gjendje më të lehtë të sëmundjes.

“Mirembrema te gjitheve. Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.

Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur. Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.

Behuni ju te padukshem per koronavirusin! Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes”, shkruan Brataj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303