fbpx

U infektua me Covid-19, ja si është gjendja shëndetësore e Myftiut të Shkodrës

6dd3fc530793a6a4c1d764cf69f74e29_L.jpg

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari është përmirësuar.

Para 10 ditësh më parë, ai rezultoi pozitiv me Covid-19

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ademi shkruan se gjendja shëndetësore e Imamit është përmirësuar.

“Beteja me Covid nuk është e pamundur. Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar.

Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij. Me besim dhe shpresë lutemi për çdo shqiptar që po lufton me Covid19,” shkruan Ademi në postimin e saj.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303