fbpx

U infektua me COVID, Isli i bën kërkesën live Orit, ajo ja realizon: Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në “Wake Up’ mbahet!

ore.png

Dy ditë më parë moderatorja e Wake Up, Ori Nebiaj zbuloi se bashkëprezantuesi Isli Islami ishte infektuar me COVID dhepër këtë arsye ka munguar këto kohë në ekran.

Në një lidhje live nga shtëpia e tij, Isli tregoi se simptomat e para të COVID ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën.

Isli i kërkoi Orit gjatë intervistës që t’i bënte një byrek me spinaq dhe t’ja çonte në shtëpi. Ori premtoi se do ja realizonte dëshirën, edhe pse nuk do e bënte vetë byrekun, por me ndihmën e të ëmës. Siç duket ajo e ka mbajtur fjalën dhe mbrëmjen e djeshme i ka çuar Islit në shtëpi byrekun me spinaq.

I lumtur për këtë gjë, Isli e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e tij byrekun në Instagram dhe ka treguar se çdo premtim që jepet në “Wake Up” mbahet.

“Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në “Wake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Isli përkrah videos së byrekut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303