22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

U infektua me COVID, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kosta Grillos, familja bën apel

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e gazetarit dhe komentatorit sportive Kosta Grillo pas infektimit nga COVID. Grillo u dërgua në Turqi për të marrë trajtim më të specializuar, por gjendja e tij është mjaft e rënduar.

Nga burime pranë familjes mësohet se mjekët turq kanë sugjeruar trajtimin me qeliza staminale dhe përdorimin e një aparature speciale oksigjeni, por e gjitha kjo përkthehet në faturë financiare të rëndë.

“Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk” e në këto kushte kërkohet ndihma e cdokujt që mund të japë kontributin e tij për shëndetin e Grillos.

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:

LEDIA GRILLO KASEM

Raiffeissen Bank

Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318

Pas kthimit nga Qipro, për ndeshjen mes AEL Limasol e Vllaznisë, Kosta ka shfaqur simptomat e para të virusit dhe është trajtuar në një nga spitalet private në vendin tonë. Për shkak edhe të patologjive të tjera, gjendja e Grillos është përkeqësuar dhe 5 ditë më parë është nisur me charter drejt Turqisë për trajtim më të specializuar, e tani lufton për jetën…

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat