fbpx

U infektua me COVID, rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit Guljelm Radoja, intubohet në Tiranë

aktori.jpg

Është rënduar gjendja shëndetësore e aktorit të madh Guljelm Radoja pas infektimit nga COVID.

Pas më shumë se një muaji i shtruar në spitalin e Durrësit, aktori Guljelm Radoja është sjellë në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Është mësuar se aktori është futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Ishte djali i tij  Redi Radoja i cili 2 javë më parë në një intervistë për “Shqipëria Live” tha se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në intervistë para 2 javësh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303