fbpx

U infektua me koronavirus, Bledi Strakosha jep lajmin e fundit

Gazetari dhe moderator i njohur Bledi Strakosha, i cili u infektua para dy javësh me koronavirus, ka njoftuar ditën e sotme se tashmë është shëruar.

Ndër të tjera ai shkruan në Facebook se beteja e tij nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht ia ka dalë.

“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime. Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën,” shkruan moderatori.