fbpx

U infektua nga pandemia, ish-deputeti tregon tmerrin e përjetuar

Ish-deputeti i PS, njëherazi edhe botuesi i Toenës, ka treguar për emisionin Rudina në Tv Klan vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës që ka qenë i infektuar me Covid-19. Fatmiri ka qëndruar 11 ditë i vetëkarantinuar në shtëpi dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi nga të cilat 33 ditë ka qenë në reanimacion (terapi intensive). Tani ai është në fazë rekuperimi në shtëpinë e tij në plazh në Qerret, por ende i dobët nga shëndeti. Ka vështirësi për të ecur gjatë dhe lodhet shpejt.

“Në shoqerinë shqiptare por edhe në Ballkan nuk kanë ende një vlerësim sa duhet dhe ka një neglizhencë kur bëhet fjalë për masat që duhen marrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të afërmit. Përvoja ime ka qenë e veçantë në raport me secilin përvojë që kam kaluar. Duke e nisur edhe nga unë vetë me një neglizhencë të tillë e fillimit sepse kjo duket një gjë e lehtë e mund të kalohet në shtëpi etj.

Duke neglizhuar në këtë mënyrë vjen ajo që unë mendoj se është një këshillë për të gjithë shqiptarët vajtja me vonesë në spital dhe infermierët nuk kanë se çfarë të bëjnë më. Ndejta 50 ditë i shtruar tek Shefqet Ndroqi dhe në një apo dy raste unë kam prekur fundin me kuptimin e plotë të fjalës që edhe vetë mjekët më entuziastë apo të sigurtë në profesionin e tyre, kanë menduar në një moment që nuk kanë se çfarë bëjnë më për mua. Por ky ishte vullneti i Zotit që deshi, të rikthehem dhe të ndodhem në shtëpinë time në një fazë rikuperimi që është shumë e nevojshme për këtë gjë”, është shprehur Fatmiri gjatë lidhjes direkte. tvklan.al