fbpx

U infektua një nxënës, merret vendimi ekstrem për një klasë në shkollën ‘Fan Noli’

Nxënësit e një klase të tetë në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë, prej ditës së sotme do ta zhvillojnë mësimin onlinë për 15 ditët në vijim.

Vendimi u mor pasi një prej nxënësve rezultoi i infektuar me Covid-19. Shumica e prindërve të nxënësve të tjerë kërkuar që mësimi të transferohej onlinë për të shmangur infektimin e nxënësve të tjerë.

Kjo është hera e parë që prej nisjes së vitit shkollor që një klasë zgjedh ta bëjë mësimin online për shkak të infektimeve.