fbpx

U infektuan familjarisht, Aktori Petrit Malaj rrëfen betejën dhe prek me rrëfimin për nënën

pet.jpg

Aktori i njohur shqiptar dhe rektor i Universiteteve të Arteve, Petrit Malaj ishte sot i ftuar në ‘ABC-ja e Mëngjesit”, ku ka rrëfyer betejën e tij me COVID.

Ai ka treguar se e ka kaluar Covid-19 bashkë me bashkëshorten dhe djemtë.

 “E kam kaluar me pak problematikë, fillimisht unë me bashkëshorten. Më pas djali i vogël me bashkëshorten, tani së fundmi djali i madh me bashkëshorten. Nënën e kam të izoluar. Para pak ditësh, ajo kishte ditëlindjen dhe vendosa ta nxjerr.

Më vjen keq që kur shoh këtë gjendje, shkoj në rrugë, lokalet janë plot dhe auditorët janë bosh. Nuk ma kishte marr mendja që do të ndodhte ndonjë ditë që do bëja mësim online. Kemi dërguar propozimin po nuk e dimë së çdo të ndodh pasi ne të arteve mund ta zhvillojmë mësimin edhe një person se ashtu e kemi strukturën. Po nuk jam optimist se çdo ditë e më shumë shifrat po rriten”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303