U izolua pre 4 ditësh në shtëpi, dërgohet me urgjencë në Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçarja

tepelene-ambulanca-1280x748-770x450.jpg

Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e COVID. Bëhet me dije se Anika Komino ishte konstatuar me COVID vetëm një ditë më parë në Tiranë dhe u soll me urgjencë nga Përmeti pas rëndimit të gjendjes.

Bëhet me dije se 60-vjeçarja nga Përmeti qëndronte e izoluar në banesë prej 4 ditësh me simptoma të qarta të COVID, por që nuk kishte bërë tampon.

Të afërmit e saj sapo e vunë re rëndimin e gjendjes, e kanë nisur me autoambulancë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

scroll to top