U’ jam Arbëresh bën bashkë Metën, Majkon dhe Zeqon

U’ jam Arbëresh”, kjo është nisma më e re e ndërmarrë nga presidenti Ilir Meta, i mbështetur edhe nga ministri i Diasporës Pandeli Majko dhe personalitete të tjera.

I pranishëm në tryezën e sotme ishte po ashtu edhe Moikom Zeqo. Ndërkohë, kreu i shtetit bën me dije se kjo nismë “ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë identitetin tonë kombëtar, trashëgiminë kulturore arbëreshe”.

Mesazhi i plotë nga Ilir Meta:

Shumë i lumtur, që së bashku me personalitete të shquara shqiptare dhe arbëreshe, të historisë, artit e kulturës, por edhe të politikës, të inicionim sot krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh”.

Kjo nismë tepër e rëndësishme, ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë identitetin tonë kombëtar, trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, folklorin dhe ritet fetare, këtë pasuri të çmuar, të lashtë dhe unike edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore, që na bën krenarë dhe që duhet ta mbrojmë e ta promovojmë më së miri.

Themelimi i Forumit “U’ jam Arbëresh” është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.

Në këtë Forum, mirëpresim kontributin dhe idetë e të gjithëve.

met 1 met 2 met 3 met 4 met 5
<
>