‘U japin kujt i do qejfi’! Situatë kaotike për ndihmat në Vlorë, përplasje mes palëve

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një përplasje mes qytetarëve në Vlorë dhe shpërndarësve të ndihmave ka ndodhur ditën e sotme. Disa prej qytetarëve thonë se ndihmat shpërndahen sipas qejfit.

“Kam djalin të paralizuar dhe nuk më kanë dhënë asnjë ndihmë, japin kujt i do qejfi, kam nevojë për bebelina, nuk jam keq për një pako me makarona. U japin kujt i do qejfi”, shprehet një grua me lot në sy.

Ndërkohë që një tjetër grua shprehet se ajo rrit disa fëmijë jetimë, dhe sërish nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit.

“Ku do ankohem unë, ku të shkoj”, shprehen më tej qytetaret.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303