U kap duke bërë pazare për votat, arrestohet ish-kandidati i LSI

etio.jpg

Policia ka arrestuar ish-kandidatin e LSI Etjon Joka i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Joka është filmuar në një video duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Ai u shfaq me zë në një video të publikuar, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

scroll to top