U kap me 1 milionë euro drogë, zbulohet se ku e kishte fshehur shqiptari

6f38b6bbbffcd32ac12e13eddb523e02_L.jpg

Një 38-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 1 kg kokainë,

Ai u kap në banesën e tij në Rogeno, në zonën Brianzas. Policia prej një kohe të gjatë kishte dyshime për personin në fjalë.

‘Corriera della sera’ raporton se vlera në treg e lëndës narkotike, mund të shkonte nga 800 mijë deri në 1 milion euro. Kokaina ishte e ndarë në qese me 50 dhe 100 gramë, ndërsa pjesë tjetër ishte futur në një qese të madhe dhe sipër i ishte vendosur një foto e një pantere të zezë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303