fbpx

“U kërkova sauditëve të ndryshojnë nja klauzolë”. Rama sulm të hapur Metës: Nishani para teje duket si Xheferson, pi raki e del rrugëve…

ayu.jpg

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët vlonjatë, nuk ka kursyer batutat  për Presidentin Ilir Meta për të cilin u shpreh se para tij, Bujar Nishani duket i standardeve të presidentit amerikan Xheferson.

Rama ka sulmuar dhe drejtuesin politik të PD-së në këtë qark, të cilin e akuzon se pi raki, dhe del e flet broçkulla rrugëve.

“Presidenti thotë çfarëdo qoftë që i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake, që e drejton fiktivisht e shoqja. President që përdor një projekt rruge për të përçarë dhe jo bashkuar, ky vend nuk ka pasur. E kam thënë dhe e përsëris, që Meta ka marrë gjithçka, e ka bërë Bujar Nishanin që të duket si Xhefersoni. Po të nisesh nga standardet e Ilir Metës.

Si të gjitha që bën Iliri bllokimi i rrugës së Selenicës ishte tragji-komike, kjo është e vërteta, ne ribëmë të gjithë projektin, e sollëm në një kosto të arsyeshme, dhe Fondi i Zhvillimit ka shpallur garën, kështu që kjo rrugë do bëhet.

Unë nuk besoj që të ketë vlonjatë dhe labë, që të hajë këtë kokërr ulliri nga pjata e mezesë së Leskos që pi raki dhe del e flet kot rrugëve. E sigurtë është që ne do të bëjmë rrugën, e kemi ngrënë me bukë turpin e presidentit, dhe i kemi kërkuar sauditëve që të ndryshojnë një klauzolë në kontratë. Sa më shumë bllokime që të bëjnë, aq më shumë do të marrin reston mbrapa”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303