fbpx

U kishte premtuar BE-në, kapet 26-vjeçarja në Pogradec duke transportuar emigrantët me “Benz”

arrestimm.jpeg.jpg

Një vajzë 26-vjeçe është arrestuar nga policia, pasi u kap në Pogradec duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm me makinën e saj tip “Benz”. E arrestuara është me inicialet Xh. H.

Sipas policisë, ajo u kap pranë fshatit Grabovicë duke transportuar në drejtim të Tiranës emigrantët nga vendet e lindjes të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303