U kthyen 110 persona në Kosovë, po fëmijët e Lavdrim Muhaxherit?!

lavdrimmuhaxheri.jpg

Janë nëntë fëmijë të kthyer nga Siria në Kosovë pa prindër. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithsej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit?

Gazeta Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.

Mbrëmë, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë pa prindër.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303