Pak ditë më parë moderatorja e njohur Bora Zemani njoftoi publikisht në rrjetet sociale se rezultoi negative pas infektimit me covid-19.
Lajmin Bora e publikoi në rrjetet sociale ku edhe publikoi një foto ku shfaqeshin edhe ilaçet.
Duket se pas këtij postimi ka reaguar edhe mjeku i njohur Martin Mano.
Mano, i diplomuar në “Sapienza”, shkruan se mes tabletave pikaste: Favira; Moxifloxacina; Plaquenil e Laktoferrina, ilaçe që nuk rekomandohen në asnjë protokoll të certifikuar për pandeminë. Ai ka shtuar se Zemani është mjekuar gabim dhe shpreh shqetësimin për shembullin që zgjedhin qytetarët e tjerë.
“Si mos të kurohemi nga Covid-19 (ose çuditë nuk kanë të sosur nga vendi i shqiponjave):Moderatorja Bora Zemani ka hedhur një foto me ilaçet që ka marrë për të “kuruar” Covid-in. Vërehet aty Favira (që nuk e rekomandon asnjë protokoll), Moxifloxacina (antibiotik kundër virusit), Plaquenil (hidroksiklorokina, akoma me hidroksiklorokinë këta xhanëm), Aspirin 100 mg (po kjo nga doli), e si mund të mungonte Laktoferrina (çudibërësja). Terapia me siguri do jetë këshilluar nga ndonjë mjek “vip” meqë dhe zonja është “vip”-e… Ajo që më shqetëson është reklama që i bëhet kësaj terapie tek populli që s’di, duke e kujtuar si terapinë e duhur dhe çudibërëse,”-shkruan ai.