fbpx

“U lanë në mëshirë të fatit”. Mjeku Dasho deklaratë të fortë: Spitalet u kthyen në…

Eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar shifrave në rritje të personave të prekur me COVID, thekson se shqiptarët janë lënë në mëshirën e fatit.

Dasho shkruan se spitalet u kthyen në vatra infeksioni, ndërsa testimet janë në nivele afrikane.

Postimi nga Erion Dasho

PESHA E COVID-IT DHE “PESHA” E “SHPËTIMTARËVE”

Në fillimet e epidemisë së COVID, numri i rasteve në Shqipëri asnjë ditë nuk u rrit kërcënueshëm. Madje, si rezultat i tejzgjatjes së karantinës përtej çdo kufiri të logjikshëm, numri i rasteve arriti deri në 1 ose 2 në ditë (gjithmonë po t’i besojmë shifrave zyrtare). Ndonëse të arritura me një kosto të panevojshme shëndetësore, sociale dhe ekonomike, “kurbat” e infeksionit u interpretuan si “fitore”.

Sa më e vogël bëhej pesha e epidemisë, aq më e madhe ishte pesha politike dhe administrative e atyre që shfaqeshin në ekranet e medias vizive apo faqet e medias sociale. Kryeministri, ministrja, drejtorë të rëndësishëm dhe antarë të komitetit pushtuan ekranet duke marrë rolin e shpëtimtarit të publikut dhe vrasësit të “armikut të padukshëm”.

GJITHKUSH DONTE T’I MBUSHTE MENDJEN QYTETARIT PARA EKRANIT TË TELEVIZORIT APO CELULARIT SE ISHTE MERITA MBINATYRORE E TIJ/SAJ QË AKOMA GJALLONTE NË KËTË BOTË!!!

ARGUMENTET QË JEPESHIN LIDHESHIN ME RENDITJEN E SHQIPËRISË NË KRAHASIM ME VENDET E TJERA.

“PESHAT E RËNDA” ARRITËN DERI NË PIKËN KU NA KRAHASUAN ME GJERMANINË DHE ITALINË DHE ARRITËN PËRFUNDIMIN “BINDËS” SE PËRGJIGJJA SHQIPTARE NDAJ COVID ISHTE SHUMË MË E SUKSESSHME SE KËTO VENDE TË CILAT NUK KISHIN FATIN TË DREJTOHESHIN NGA “SHPËTIMTARË”!!!

Nga fillimi i qershorit e në vijim, shohim të kundërtën. Pesha e epidemisë sa vjen e rritet, me mesataren ditore të rasteve të pesëfishuar në raport me muajt e parë të epidemisë. Numri i vdekjeve, po ashtu, është rritur me ritme shqetësuese. Sot Gjermania ka 5 raste të reja për një milion banorë, kurse Shqipëria më shumë se 30 të tilla. Sot Gjermania renditet në vendin e 30-të në Europë për numër rastesh të reja për banor, kurse Shqipëria në vendin e 10-të.

Për ironi, në këto rrethana të reja “shpëtimtarët” e dikurshëm janë zhdukur nga ekranet. Ndonëse armiku që tashmë është bërë i dukshëm dhe bredh lirisht në spitale, zyra shteti, biznese, autobuzë, asnjë nga “peshat e rënda” të javëve të para nuk mendon të rinisë betejën. Në rastin më të mirë, i janë dorëzuar tekave të virusit, kurse, në rastin më të keq, kanë dezertuar.

“Luftën” dhe propagandën tani po e bëjnë “peshat e lehta”, zyrtarët e rangut të ulët të cilët lexojnë nxitimthi në ekranet e televizioneve komunikata shabllone. Kuptohet se askush nuk përmend klasifikimet ku Shqipëria po rrëshket gjithmonë e më tepër në drejtime aspak optimiste.

LE TË SHPRESOJMË SE DIKUSH NGA “SHPËTIMTARËT” DO TË BËHET I GJALLË DHE DO TË NISË TË KOMUNIKOJË SËRISH DUKE DHËNË SHPJEGIME SE PËRSE:

  1. SHQIPTARËT U LANË NË MËSHIRË TË FATIT PËRBALLË VIRUSIT.
  2. NIVELI I TESTEVE PËR BANOR ENDE ËSHTË NË NIVELE AFRIKANE.
  3. SPITALET U KTHYEN NË VATRA INFEKSIONI.
  4. ADMINISTRATA DHE BIZNESET U KTHYEN NË VENDE TRANSMETIMI.
  5. MJETET E TRANSPORTIT PUBLIK U KTHYEN NË BURIME INFEKSIONI LËVIZËSE.

UROJ QË “PESHAT E RËNDA” TË RIMARRIN PËRGJEGJËSITË PËR TË LUFTUAR EPIDEMINË E DALË NGA KONTROLLI, EPIDEMINË QË ÇDO DITË E MË TEPËR KËRCËNON SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE SHQIPTARË…