fbpx

U largua ende pa filluar emisioni i ri , zbulohet moderatorja që do zërë vendin e Roza Latit

640-0-5e625fe3b84fa.png

Moderatorja Roza Lati ka njoftuars se ka hequr dorë nga emisioni i ri për të cilin kishte lajmëruar ndjekësit një muaj më parë.

Për arsye personale, Roza zgjodhi të tërhiqej pa filluar, duke u shprehur se ndonjëherë është mirë të mos japësh asgjë falas nga vetja.

Ajo kuptoi se “Why Not” ishte emisioni dhe misioni i saj, duke ia lënë të hapur rrugën dikujt tjetër për emisionin e ri

Ja çfarë shkruan Roza Lati:

Miremengjes Miq. Me duhet t’ju lajmeroj per nje ndryshim. Instikti im me thote qe MISIONI dhe EMISIONI im… eshte WHY NOT SHOW. Jam e fokusuar gjithe sezonin te programi im. Dhe per arsye personale, jam terhequr nga projekti per te cilin dhash kaq shume energji pa filluar akoma. Asgje nuk duhet te jepet falas ne kete jete, dhe as ne televizion. Te duhet mund dhe djerse balli per te arritur suksesin. Do jem gjithmone e perkushtuar te Bebja ime Why Not. Jam terhequr nga gjithshka tjeter. Faleminderit.

“Blitz.al” ka bërë të ditur se në projektin nga i cili hoqi dorë, Roza Latin do ta zëvendësojë aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj.

Kjo e fundit nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me këto lajme, megjithatë mbetet të presim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303