fbpx

U liruan me kusht nga burgu, dy futbollistët rusë rinisin aty ku e lanë

11-7.jpg

Ashtu siç ishte parashikuar, mëngjesin e kësaj të marte, Aleksandr Kokorin dhe Pavel Mamev i dhanë lamtumirën qelive të burgut. Të dy futbollistët kaluan 4 muaj pas hekurave, pasi në gjendje të dehur, kishin sulmuar një zyrtar të qeverisë në Moskë, në Tetor të 2018-ës dhe tani janë jashtë burgut sepse u liruan me kusht.

Siç raportojnë edhe mediat lokale, më saktë “Sputnik News”, avokati i dy lojtarëve Yuro Padalko, gjatë daljes së tyre foli edhe për të ardhmen profesionale të klientëve të tij, duke u shprehur. “Aleksandr Kokorin ka firmosur një kontratë të re me Zenitin e Shën Pjetërburgut, ndërsa Pavel Mamaev ka ende në fuqi një kontratë me Krasnodarin.

Në këtë mënyrë jeta profesionale e të dy futbollistëve rinis saktësisht aty ku e kishin lënë, me të dy lojtarët që gjithsesi mbeten të dënuar me kusht deri në dhjetorin e ardhshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303