25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

U martua muajin e kaluar me gruan 19 vite më të re, 48 vjeçari shokohet nga ajo që zbulon për partneren e tij

Një 48-vjeçar, 19 vjet më i madh se gruaja e tij, u trondit kur zbuloi se ai e kishte takuar atë vite më parë kur ishte një foshnje. Rich Foetu Tomkinson dhe 29 vjeçarja Evie Foetu Tomkinson, të cilët do të bëhen prindër, u martuan muajin e kaluar pasi u takuan në një bar katër vjet më parë.

Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, të dy u dashuruan marrëzisht, por kur erdhi koha që 48 vjeçari të takonte prindërit e Evie, ata e kuptuan se ishin takuar vite më parë. E ëma e Evie dhe Rich ishin takuar më parë pasi punonin në të njëjtën rrugë me njëri-tjetrin në vitet ’90.

“Ishte pak e çmendur kur kuptova se e kisha takuar Evie kur ishte një fëmijë, por s’ia kisha idenë asaj kohe. Ne thjesht qeshim me këtë. Mosha është veç një numër dhe nuk mund ta dish me kë do biesh në dashuri. Më parë më ngatërronin për babain e saj, por shumica e njerëzve mund ta dallojnë sa mirë përputhemi.

Distanca prej 19 vitesh nuk është problem për ne”, tha ai. Çifti nisi bashkëjetesën në vitin 2019 dhe pak muaj më vonë, Rich i bëri propozimin për martesë në një kinema ku ishin të pranishëm 1000 persona. Me mbështetjen e familjarëve, ata u martuan këtë vit dhe tani janë duke pritur një fëmijë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat