Princesha e Arabisë Saudite Basmah bint Saud bin Abdulaziz Al Saud është liruar ditën e enjte pas gati 3 vitësh qëndrimi e burgosur. Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, ndihmat humanitare dhe reformat kushtetuese në vend u arrestua në mars 2019 teeksa po priste të fluturonte drejt Zvicrës për të marrë trajtim mjekësor.
Forcat e rendit arrestuan dhe të bijën Souhoud Al Sharif. Nënë e bijë u mbajtën në burgun e Al-Ha’ir afër kryeqytetit të Arabisë Saudite Riad, edhe pse ndaj tyre nuk u ngrit asnjë akuzë.
Në vitin 2020, Basmah bint Saud bin Abdulaziz Al Saud i kërkoi kushëririt të saj princit dhe trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Mohamed Bin Salman që ta lironte, por përgjigja e tij nuk erdhi asnjëherë.