fbpx

U mbyt në rezervuar, nis operacioni për nxjerrjen e peshkatarit

Screenshot_2-32.jpg

a nisur në Pogradec operacioni për nxjerrjen e trupit të peshkatarit tjetër që u mbyt dje në rezervuarin e Bradomirës. Bëhet fjalë për viktimën e dytë Ramazan Kojtari, 56 vjeç i cili u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme.

Dy polumbarë janë zhytur në ujërat e rezervuarit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se si Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.

Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.

Trupi i 50-vjeçarit Pupa u nxor dje nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

foto galeri

foto galeri

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *