U nda nga Erik Fullani, reagon për herë të parë vajza e Majlinda Bregut

U bë shumë i bujshëm lajmi se Erik Fullani dhe vajza e Majlinda Bregut, Kejda u ndanë.

Mirëpo nga të dyja palët nuk mungojnë postimet në rrjete sociale, teksa shijojnë jetën e tyre.

Së fundmi, ka qenë Kejda ajo që ka postuar një foto në ‘Instagram’, ku shkruan për gjendjen e saj shpirtërore momentale.

“E vetëdijshme, por jo e mërzitur,”- shkruan Kejda krahas fotos.

Mos vallë këto fjalë ia përcjell ish-të dashurit të saj, Erikut që bëri xhiron e rrjetet teksa takohej me një brune në Dhërmi?

Nga ana tjetër, 25-vjeçari Erik Fullani publikon i qetë foto nga jeta e tij e përditshme, ku nuk mungon reklamimi i të mirave materiale që ka.