fbpx

U nda nga jeta gazetari sportiv, Ilir Meta ka një mesazh të ndjerë

Meta-deklarata-14-768x512.jpeg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv Aleko Gjergo. Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet thellësisht i trishtuar dhe e cilëson si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar sportiv, Aleko Gjergo, mjeshtrit të radiokronikës dhe komunikimit publik, një ndër ikonat e pazëvendësushme të Radio Tiranës, njeriut fisnik e intelektualit aktiv, autor i disa librave dhe përkthimeve.

Kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, edhe si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90 “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.

Transmetimet e Aleko Gjergos, përbëjnë një trashëgimi të pasur të fondit të artë të radiokronikës shqiptare, aq e vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Gjergo në këto momente tepër të vështira, u shpreh ngushëllimet më të ndjera atyre, gjithë të afërmve, dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të tij. I paharruar kujtimi yt Aleko Gjergo!”, shkruan Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303