U nda nga jeta papritur, Teuta Krasniqi përlot me fjalimin ndaj regjisores

regji.jpg

Lajmi i ndarjes nga jeta të regjisores Arzana Kraja, tronditi mbarë qytetarët e dy kombeve, ndërsa ditën e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit.

Në varrimin e saj morën pjesë shumë miq, kolegë, familjarë e personalitete të tjera të kulturës, artit dhe politikës.

Një fjalim emocionues për regjisoren Arzana Kraja, e ka mbajtur aktorja Teuta Krasniqi.

“Lajmi për ikjen tënde na ka lënë pa fjalë, ashtu siç na ke lënë pa fjalë me artin tënd. Të gjithë ne që të njohëm na dhe shumë nga mirësia, dashuria, guximi dhe dija. Kishe ende shumë për të dhënë”, tha ndër tjera aktorja Krasniqi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303