U nda nga Mimoza Shkodra, flet Seldi: Gjërat nuk ecën ashtu siç ne e kishim menduar

Screenshot_31.jpg

Ka qenë shumë e komentuar ndarja e Seldit nga Mimoza Shkodra.

Ish-banori i Big Brother shumë pak ka folur për këtë ndarje, teksa më në fund ka vendosur të shprehet.

Ai ishte i ftuar në “Thumb”, ku u shpreh se ndarja e tyre kishte qenë shumë e qetë.

Por gjithashtu, këngëtari u shpreh kundër komentuesve, të cilët sipas tij i japin mend.

Seldi u shpreh: “As unë nuk e lash atë dhe as ajo nuk më la mua. Ne jemi ndarë si dy njerëz shumë të civilizuar. Duke parë që gjërat nuk ecën ashtu siç ne e kishim menduar, e pamë ndarjen si zgjidhjen më të mirë. Ne nuk kemi asnjë lloj inati me njëri tjetrin. Ore nuk kuptoj një gjë, se ne jemi dy këngëtarë dhe bëhet e madhe, por janë duke u ndarë njerëz që kanë fëmijë, lidhur, zgjidhu, se kam pasur ca komente pa lidhje. Të gjithë ata që japin mend, mund të jenë me 2-3 kalamaj tek shtëpia. të ndarë nga burri ose gruaja.  Ne nuk e çuam veten deri në atë pikë sa të bënim fëmijë dhe ta linim rrugëve. Ata që bëjnë ashtu komentesh janë hiena.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303