U nda nga Nora, por sot Robert Berisha bën veprimin që po na lë pa fjalë

Këngëtarët Nora Istrefi dhe Robert Berisha, para disa muajsh i dhanë fund martesës 5- vjeçare, por gjithçka mes tyre përfundoi në mënyrën më të mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Glamour Zone”, Roberti ka treguar se ata nuk janë divorcuar ende zyrtarisht, sepse këtë e konsiderojnë më shumë si një pauzë sesa si një ndarje.

Ai tha se me Norën vazhdon të ketë marrëdhënie të mirë dhe përveçse me të, duket se Roberti ruan raportet edhe me familjen e saj. Së fundmi, vëllai i vetëm i këngëtares së njohur, Bledi Istrefi, ka festuar ditëlindjen dhe Roberti e ka uruar publikisht. Ai ka postuar në “Instagram” një foto të Bledit dhe nga fjalët që ka shkruar, kuptohet se ai gëzon shumë respekt e dashuri për të.

“Gëzuar ditëlindjen Bledush! Të do Robqiqi”, ka shkruar Berisha, shoqëruar me figurën e një torte e një puthje. Përmes këtij urimi, Roberti ka vërtetuar sërish se nuk Robert Berishës nuk i ndahet shpirti nga familja e Norës, pas ndarjes uron publikisht ish-kunatin ka asnjë lloj inati mes tij dhe Norës e se çdo vendim e kanë marrë me mirëkuptim.

Nuk dihet nëse do të ketë një rikthim në lidhjen e tyre, pasi Roberti thuhet se po tenton një ribashkim.