fbpx

U ngrit alarmi për bombë, zbulohet çfarë ishte mjeti i dyshimtë që vuri në lëvizje Policinë

policiaaa.png

Policia e Tiranës u ngrit sot në këmbë pas alarmit për bombë. Bëhet me dije se pas kqyrjes dhe çmontimit të mjetit të dyshimtë në zonën e “Xhamllikut”, rezultoi se objekti i mbështjellë me natriban të zi ishte një GPS Lokalizues. Pra, një objekt për gjurmimin dhe identifikimin në kohë reale i lëvizjes së një objekti të caktuar, ku ajo vendoset.

“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Camaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.  Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s”, njoftoi më herët Policia e Tiranës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303