U njohën në Instagram, aktorja jonë e preferuar në adoleshencë martohet në fshehtësi

Screenshot_19-10.jpg

Aktorja jonë e dashur, Mandy Moore, i dha fund beqarisë pasi u martua në një dasmë intime në shtëpinë e saj në Los Angeles, mbrëmjen e së dielës.

34-vjeçarja u martua me muzikantin 33-vjeçar, Taylor Goldsmith, para 50 të ftuarve, 3 vite pasi u njohën në Instagram

Aktorja thuhet se organizoi një dasmë në stil bohemian, ndërsa një qilim rrethonte altarin dhe lulet ishin përzgjedhur me delikatesë.

 

Të ftuarve iu shërbeu ushqimi në banket, ndërsa kishte verëra të ndryshme dhe 12 lloje kekësh.

Mandy Moore ka bërë gjithmonë rolin e një vajze të thjeshtë dhe duket se e tillë është edhe në jetën e përditshme. Kujtojmë se një nga filmat përmes të cilit fitoi zemrën tonë ishte ai i vitit 2002 “A Walk to Remember”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303