U nxitën nga gjyshërit, 2 të miturit godasin me grushte e shkelma të moshuarin, më pas e…detajet tragjike…

e-rende.jpg

Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë ku 2 të mitur kanë rrahur për vdekje një të moshuar 86-vjeç.

Sipas mediave greke, i moshuari jetonte vetëm, ndërsa të miturit, një djalë dhe një vajzë, 12 dhe 14-vjeç iu futën në shtëpi dhe e rrahën atë egërsisht me grushte e shkelma, i morën 250 euro dhe u zhdukën.

86-vjeçari u dërgua në spital, por humbi jetën katër ditë më vonë. Hetimet zbuluan se autorët ishin romë, të cilët u nxitën nga gjyshi dhe gjyshja e tyre.

Policia e Sigurimit të Selanikut skanoi kamerat e zonës dhe pas 12 ditësh ata arritën të identifikojnë dhe më pas të arrestojnë fëmijët, të cilët rrëfyen dhe përshkruan të gjithë skenën e tmerrit.

Ata u arrestuan në Ano Poli dhe me paratë blenë një zinxhir ari. Të miturit do të transferohen në një institucion riedukumi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303