U ofrojnë miliona para, por aktorët e njohur refuzojnë që djali të jetë imazh i reklamave

Fahriye Evcen, më në fund, ia prezantoi të gjithë botës djalin e saj Karan Özçivit, pak javë më parë. Tani që i biri po shkon në muajin e tij të 9-të, ka nisur edhe të shfaqë më të mirën e prindërve të tij.

Ishte hera e parë që Fahriye Evcen publikoi imazhin e plotë të djalit duke e ndarë atë me të gjithë miqtë në Instagram. Më herët, ajo ka postuar vetëm duart dhe këmbët e vogëlushit.

Të gjithë miqtë dhe kolegët e njohur e kanë përgëzuar aktoren për të birin, i cili ka filluar të dëshmojë se ka trashëguar tiparet më të bukura të prindërve të tij.

Fotografitë që morën vëmendje të madhe në profilin e aktores, në fakt, janë piketuar edhe nga kompani të ndryshme, të cilat tregtojnë lodra për fëmijë. Siç shkruajnë mediat turke, dy aktorëve Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit u janë ofruar 1 milion TL (175.000 US dollarë) që i biri të jetë pjesë e një fushate publicitare për një kompani lodrash, por ata nuk kanë pranuar.

Sipas Burak, Karan është ende shumë i vogël për t’u bërë pjesë e botës mediatike që tani, kështu që ata do të tregohen mjaft të rezervuar në këtë pjesë.

Fahriye Evcen postoi një foto tjetër nga shtëpia e saj disa ditë më parë. Që nga lindja e djalit, në maj të vitit të kaluar, aktorja ka humbur më shumë se 12 kilogramë. Siç duket në këtë foto, Evcen ka fituar sërish formën e saj para shtatzënisë.

Gushtin e 2019-ës, kur u pa në aeroport, nëna e re nuk u shpëtoi dot kritikave për peshën e saj. Gjithsesi, pas një diete të shëndetshme, Fahriye Evcen ka humbur kilogramë dhe ka gjetur sërish peshën e saj ideale.