fbpx

U orientuan gabim, anija me flamur italian ngec në Triport të Vlorës (VIDEO)

Një anije tip “Velier” ka ngecur në cekëtinë në Triport në Vlorë, ndërsa Roja Bregdetare, po përpiqet për ta nxjerrë me vinç, pasi nuk mund të tërhiqet me anije sepse është shumë afër bregdetit.

Mjeti ishte me flamur italian dhe me ekuipazh një çift ukrainas dhe një rus, të cilët janë larguar për në vendin e tyre, duke lënë në anije vetëm kapitenin e anijes.

Mësohet se shkak për incidentin është bërë mosorientimi i ekuipazhit çka bërë që në vend që të shkonin drejt portit të Vlorës, ata janë drejtuar gabimisht drejt Triportit.

Raportohet se nuk ka dëme në njerëz apo materiale.