‘U pastruan plehrat’, Rama me dorë të hekurt: Po ikin dhe…

me-dore.jpg

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar disa foto ku shihen punonjës të bashkisë së Kukësit teksa pastrojnë qytetin nga plehrat. Mes ironisë kreu i qeverisë kujton po ashtu edhe protestat e opozitës kundër qeverisë së tij me lëvizjen “Rama ik”.

“Me ikjen e kryetarit të Kukësit, që e kishte katandisur bashkinë në një stacion autobuzi, nga ku vejevinin për Tiranë punonjësit e kthyer në protestues të Lëvizjes #RamaIk, po ikin edhe kodrat me plehra nëpër qytet, falë rikthimit të pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve dhe rikthimit në duart e punonjësve të mjeteve të pastrimit, në vend të molotovëve e të gurëve të revolucionit imagjinar”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303