fbpx

U përdhunua nga xhaxhai, gjendet pas 10 ditësh 18-vjeçarja shqiptare e zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë.

Një 18 vjeçare është përdhunuar nga xhaxhai i saj 56 vjeçar, dhe ka qenë vetë e reja që e ka denoncuar në polici.

18 vjeçarja pasi denoncoi xhaxhain në polici ishte shpallur e zhdukur.

Pas 10 ditësh është gjetur nga policia.

Vazja e cila i përkiste komunitetit ashkali është gjetur para 2 ditësh në Gjakovë.

Nga ana tjetër është bërë edhe arrestimi i të denoncuarit për përdhunim, që në këtë rast është xhaxhai i të resë.

Ndërkaq vajza mësohet se ka probleme mendore. Kësisoj ajo do të dërgohet në ekzaminim mjekësor me urdhër të prokurorit të çështjes.