U përfol se do të zëvendësonte Ançelotin te Napoli, flet Edi Reja

rejaaa-770x433.jpg

Konflikti i brendshëm në ekipin e Napolit është reflektuar edhe në rezultatet e javëve të fundit. Ata nuk po kalojnë  një periudhë të mirë dhe kjo ka bërë që trajneri Ançeloti të shihet gjithnjë e më larg pankinës.

Si zëvendësues i tij u përfol trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja i cili ende nuk ka lidhur një kontratë të re më FSHF-në.

Megjithatë, ka qenë vetë trajneri i Shqipërisë që ka shuar zërat e deritanishëm. Teksa foli për Radio “Kiss Kiss” në Itali, Reja u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Napolit.

Ai theksoi se megjithëse Napoli po kalon një moment të vështirë, Ançeloti do të arrijë ta nxjerrë skuadrën nga kjo gjendje, pasi sipas Reja-s, ka përvojën dhe njohuritë e duhura

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303