U përfshi në aksident mbrëmë, ish-deputeti tregon për ngjarjen e rëndë: Falë Zotit unë jam mirë!

Screenshot_19-1.png

Ish-deputeti i AAK-së dhe kandidati për të njëjtën pozitën në zgjedhjet e 14 shkurtit, Arbër Tolaj është përfshirë në një aksident mbrëmë në Deçan. Ai ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku bën me dije gjendjen e tij shëndetësore.

Doktori i njohur shkroi së është mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.

Postimi:

Të nderuar miq, kolegë, e familjarë. Duke pasur parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, ju bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë. Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme.
Ju falenderoj për interesimin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303