fbpx

U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, reagon urgjent Ralf Gjoni

Fill pasi Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë Ralf Gjonin, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i deputetit. Gjoni me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se nuk mund t’ia mbyllin dot gojën.

Akuza të forta bëri edhe për Kuvendin, për të cilin tha se “kontrollohet prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi.”

Sipas Gjonit, ata që flasin për etikë parlamentare duhet të ishin në burg. Ai thotë gjithashtu se mazhoranca i ka futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.