fbpx

U përjashtua nga kandidimi, habit Salianji, nis fushatën në Korçë

Ish-deputeti, Ervin Salianji, edhe pse u përjashtua nga komisioni në PD si kandidaturë në zgjedhjet e ardshshme, ka habitur me aktivitetin e sotëm.

ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PD në Korçë, në një sallë të tejmbushur me mbështetës, ku ka shprehur bindjen për fitoren e Partisë Demokratike.

Ai është shprehur mirënjohës ndaj demokratëve, teksa ka thënë se “ Ne Shqiperine tone shume pak kemi degjuar te thuhet faleminderit, ju faleminderit dhe mirenjohje për ju, për çdo votë për çdo kontribut. Mirenjohja eshte kollone e ndertimit dhe se bashku kemi ndertuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese që asgjë se prek dot”.

Gjithashtu, ish-deputeti Salianji është shprehur se PD ka nxjerrë qelbin e korrupsioni, krimit dhe pisllëkut të qeverisë.