fbpx

U pezullua nga SPAK, reagojnë avokatët e gjyqtarit Daci

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci. Avokatët e tij u shprehën se gjykata gaboi dhe se do të apelojnë vendimin.

“Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se cfarë unë pretendoj të jem, por me atë se cfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thanë avokatët e gjyqtarit.

Kujtojmë se gjyqtari Luan Daci u pezullua nga SPAK me argumentin se ka kryer falsifikim dokumentesh.