U plagos me kapsolle, si është gjendja e polices Ina Nuka

48360060_2206521869366617_4265299568884711424_n.jpg

Pas një operacioni prej plot 7 orësh policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolleje në protestën e 22 nëntorit që u zhvillua para Kuvendit, raportohet të ketë dalë me sukses.

Ndërhyrja është bërë në një spital në Ankara të Turqisë, 24-vjeçarja ia doli me sukses. Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai.

Ndërkohë që mediat raportojnë se policja ka humbur gishtin e madh të njërës dorë, duke shpëtuar 4 të tjerë.

I akuzuar për ngjarjen është Daniel Drobaj, i cili u bë pjesë e protestës së banorëve të Unazës së Madhe që protestuan kundër shembjes së banesave të tyre, dhe sot është i arrestuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303