U plagosën babë e bir, detaje të reja nga ngjarja e rëndë, kush i qëlloi?

arme.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak më parë pranë stacionit të pompave në Dobrac në Malësinë e Madhe, ku u plagosën babë e bir, Xhelal dhe Mentor Hasanaj.

Mësohet se të dy, babë e bir ishin në makinën e policisë, pasi Mentor Hasanaj është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, gjatë kohës kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Po ashtu raportohet se babai, Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303