fbpx

“U prehtë në paqe nëna Aneta”, Meta mesazh ngushëllimi familjes Rama

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi për kryeministrin Rama, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Meta i përcjell ngushëllimet e tij familjes së kryeministrit përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar me një foto, ku ata shfaqen me nënën e tyre të ndjerë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!”, shkruan Meta.