U prek nga COVID, ndërron jetë babai i ish-ministrit të Arsimit

ndahet.png

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku babai i ish-ministrit të Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID.

Ish-ministri, Shyqri Bytyqi, në Facebook ka njoftuar se babai i tij ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare.

 “Sot në ora 9:10 vdiq baba i jonë, Qerim Bytyqi, në moshën 82 vjeçare. Pas një sëmundje të shkurtër dhe me pas i shoqëruar edhe me COVID-in ai nuk arriti te ja dal. Ju njoftojmë se varrimi i babës tonë bëhet në varrezat e fshatit Arllat lagjja Bytyq, në ora 17:00. Për shkak të Pandemisë (COVID 19), jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar”, ka shkruar Bytyqi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303