fbpx

U prek nga COVID, Ralf Gjoni del me mesazhin e fortë nga shtëpia

ralf.png

Deputeti Ralf Gjoni, konfirmoi 2 ditë më parë se është i infektuar me COVID. Sot ai nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Por fill pas miratimit më 106 vota pro të këtyre ndryshimeve kushtetuese, Gjoni ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore.

“Në pamundësi të dhimbshme për të votuar sot fizikisht në seancë plenare, vota ime, të paktën moralisht, është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore. Sot nuk është dita për protagonizëm. Ky është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Beteja vazhdon dhe i takon vetëm qytetarëve shqiptarë.

Hapat e tjerë? Ndryshim sistemi e depolitizim i numërimit të votës. Mirënjohje për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro sot”, shkruan deputeti Ralf Gjoni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303