fbpx

U qëllua 7-8 herë, si u vra taksisti 71-vjeçar, dyshime për ngatërrim shënjestre?

Disa detaje të reja janë zbardhur nga vrasja enigmatike e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla në Fushë-Prezë.

Raportohet se një makinë tjetër u afrua shumë pranë vendin ku po qëndronte Budlla. Menjëherë, dikush del nga makina dhe e qëllon me breshëri plumbash.

Mirëpo, ka dyshime edhe për një ngatërresë shënjestre. Familjarët e viktimës janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë problem apo konflikt me ndonjë person.