fbpx

U qëllua mbi 15 herë me armë, shoqërohen 7 persona për atentatin ndaj Romeo Meçaj në Vlorë

atentati.png

Shtatë  persona janë shoqëruar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ndaj 33- vjeçarit Romeo Meçaj.

Personat e shoqëruar që do të dëshmojnë para uniformave blu kanë qenë prezent në lokalin ku është qëlluar i riu.

Edhe pse drejt tij u shti me 15 plumba, Meçaj i ka shpëtuar vdekjes. Në këtë atentat mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Autorët të cilët dyshohet se janë porositur për të kryer atentatin, kanë ruajtur Meçajn pasi ishin fshehur pranë pallatit të sportit dhe e dinin për lëvizjet e 33-vjeçarit. Policia nga ana tjetër ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Makina e autorëve Volkswagen e  gjetur e djegur pas tentativës së vrasjes është e vjedhur. Brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë të tipit kallashnikov. 33- vjeçari njihet si person që punonte me skaf gjatë sezonit turistik dhe sipas burimeve nuk ka rezultuar person me precedentë penalë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303