fbpx

U rikthye në punë dhe u infektua me COVID-19, Dhimitër Kraja lë sot spitalin

Prof. doktor Dhimitër Kraja ka lënë më në fund ambientet e Spitalit Infektiv, pasi në kryerjen e testit të dytë ai ka dalë negativ.

Profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.

Djali i tij është DJ i njohur, Vik Kraja, i cili ndau në rrjetet sociale ditë më parë postimin për babain e tij që iu bashku mjekëve bashkë me apelin për të qëndruar në shtëpi.