U rrah në mes të rrugës dhe e morën peng, kush është 49 vjeçari nga Kamza?

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Kamëz, ku një burrë u dhunua e më pas u rrëmbye.

Tashmë mësohet se është identifikuar personi që u mor peng. Raportohet se bëhet fjalë për 49-vjeçarin,  Jak Prenga banues në Kamëz.

Makina tip foristradë që e rrëmbeu është larguar në drejtim të Fushë Krujës.

Dyshohet se ka pasur përleshje ndërmjet palëve. Sipas dëshmitarëve okularë, personi që u mor peng është rrahur dhe goditur me sende të forta para se të merrej forcërisht në një automjet fouristradë ngjyrë e bardhë.

Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, në rrugën “London” të Kamzës.